Koha kur Vuçiqi e Shesheli shtynin makina, në rrugë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiqi në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet duke e shtyrë një makinë së bashku me kriminelin serb Vojsllav Sheshel.
Ata kishin ngelur në rrugë pasi që iu kishte prishur makina me të cilën po udhëtonin dhe më pastaj ishin detyruar ta shtynin.
Ngjarja kishte ndodhur në qytezën Ivanjica në Serbi në shkurt të vitit 1996 derisa ata po shkonin të mbanin një tubim të partisë famëkeqe Radikalna Stranka ku Shesheli ka qenë kryetar i saj.
Kujtojmë se presidenti aktual i Serbisë dikur ka qenë njeriu më i afërm i kryekriminelit serb Vojsllav Sheshel, i cili është i dënuar nga Haga për krime lufte në Bosnjë dhe Kosovë./IndeksOnline/