75 Mall Live Search
17:08 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pogba i gatshëm të rikthehet te ‘dashuria e vjetër’

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të rikthehet në Torino, dhe futbollisti është duke kontaktuar vazhdimisht me ish skuadrën.

Raportet tregojnë se 26 vjeçari francez ka kontratë me United deri në vitin 2021 mirëpo futbollisti po e dëshiron largimin nga kjo skuadër.

Deri më tani Pogba në këtë sezon ka bërë tetë paraqitje në të gjitha garat duke siguruar kështu vetëm dy asistime, po ashtu ai ka qenë edhe i lënduar të cilat kanë bërë që të mbesë jashtë fushës.

Pogba bëri 178 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin në katër vitet e tij në Torino, duke shënuar 34 gola dhe duke siguruar 40 asistime në atë kohë. Ai ka mbetur një tifoz i kësaj skuadre që nga largimi i tij./Indeksonline/.