Barcelona e gatshme t’i ofrojë kontratë të re Messit, ky është vendi i caktuar për bisedime
Barcelona është e gatshme t’i ofrojë kontratë të re Messit e cila do të zgjatë deri në vitin 2023.
Argjentinasit i kanë mbetur 18 muaj me kontratën e tanishme andaj edhe tifozët presin që Messi ta përfundoj karrierën në klubin katalunas.
Bisedimet për vazhdimin e kontratës pritet të bëhen në Argjentinë ku drejtuesit e Barcelonës do të takohen me futbollistin dhe babain e tij.
Messi është kthyer në Rosario për pushimet dimërore./Indeksonline/.