Gent Cakaj shpërndan dhurata për fëmijët e vendosur në hotele, pas tërmetit
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka shpërndarë dhurata për fëmijët që janë strehuar nëpër hotele, pas tërmetit të 26 nëntorit, shkruan IndeksOnline.
Cakaj ka thënë se procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara tashmë ka filluar dhe shumë shpejtë këto familje do të jenë me strehë të reja e më të sigurta.

Postimi i plotë:
Durrës, Hotel Dolce Vita: pranë familjeve që kanë mbetur pa strehë mbi kokë nga tërmeti i 26 nëntorit për të ndarë atmosferën e festave të fundvitit . Mirënjohje e pafundme
edhe për vullnetarët që sot na ndihmuan të shpërndajmë dhurata e dhurojmë dashuri për fëmijët që janë strehuar nëpër hotele . Procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara tashmë ka filluar dhe shumë shpejtë këto familje do të jenë me strehë të reja e më të sigurta.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm
#ShqipëriSolidare