75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Xhaka lihet jashtë ekipit, pritet largimi

Granit Xhakës i kanë mbetur edhe shumë pak ditë si pjesë e ekipit të Arsenalit.

Mesfushori shqiptar pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të janarit drejt Gjermanisë.

Kjo e dëshmon edhe fakti se sot trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e ka ftuar fare në listën e futbollistëve për ndeshje ndaj Chelseat.

Kjo nuk është hera e parë që mesfushorit i ndodh kjo gjë, pas konfliktit që kishte me tifozë të tyre.

Kurse, me shumë gjasë mesfushori shqiptar do të rikthehet në Bundesligë.