Asisti i Vedat Muriqit i jep fitoren Fenerbahces
Fenerbahce ka fituar si mysafir i Rizespor me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës.
Feneri kaluan të parët në epërsi me golin e Turuc në minutën e 13-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Abrahoun në minutën e 18-të.
Golin e fitores e shënoi Jalison pas një asistimi të Vedat Muriqit në minutën e 70-të.
Fenerbahce me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, gjashtë më pak se kryesuesi, Sivaspor. /IndeksOnline/