“Dorëzohet” Aguerro: Liverpooli është shumë larg nesh
I rikthyer me fuqi të plotë, ishte pikërisht argjentinasi Sergio Aguero ai që i dha avantazhin Manchester City këtë të diel përballë Shefeld United, në fitoren 2-0 të “Qytetarëve”.
Në përfundim të sfidës, bomberi i Manchester City ka folur për atë që është tashmë objektivi i skuadrës së Pep Guariolës, pasi ndjekja e Liverpool duket gati si një mision i pamundur.
“Sot duhet të fitonim me çdo kusht. Jemi të lumtur që morëm 3 pikët aq të nevojshme. Unë luaj me futbollistë të shkëlqyer, ndaj është e thjeshtë që unë të shënoj gola. Trajneri Guardiola sigurohet gjithmonë që ne të përqendrohemi në çdo ndeshje dhe të stërvitemi fuqishëm”.
“Tashmë Liverpool është shumë i fortë dhe larg nesh. Ne duhet të fokusohemi vetëm në arritjen e fitoreve, sepse duhet të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë njëlloj dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Sergio Aguero.