75 Mall Live Search
23:52 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Guardiola komenton fitoren, godet “VAR-in”

Manchester City është rikthyer te fitorja, për ta mbyllur pozitivisht këtë vit, por kjo nuk ka mjaftuar që trajneri i “Qytetarëve” të evitojë ironitë ndaj Premier League dhe VAR.

Goli ishte një moment kyç dhe më pas pjesa e dytë ishte më e mirë, pasi sulmuam më mirë dhe në përfundim fituam një ndeshje të vështirë”.

“Ja dolëm të rikuperoheshim pas vetëm 48 orësh për një ndeshje të jashtëzakonshme dhe pas më shumë se 80 minutash me 10 lojtarë në ndeshjen e kaluar, arritëm të fitonim këtë herë. Kështu që i bëj komplimentet e mia skuadrës”.

“Komplimente edhe për Shefield United, gjithashtu. Ishin të jashtëzakonshëm. Një skuadër që sapo është ngritur në Premier League dhe renditet në vend të gjashtë apo të shtatë. Është një ekip i jashtëzakonshëm. Në përfundim, faleminderit Premier League që po na lë në dispozicion 3 ditë deri në ndeshjen e ardhshme”.

Kam një listë të gjatë rastesh për VAR dhe nuk kam bërë asnjë deklaratë. Nuk e bëra as ndeshjen e kaluar kur u morën vendime kundër nesh. Nuk jemi ankuar dhe nuk do ta bëj. Kjo është diçka për arbitrat, për mjeshtrit e mëdhenj, që ta diskutojnë”, deklaroi Guardiola.