Blerja e parë e Artetas te Arsenali, goditje 40 milionëshe
Mikel Arteta i ka planet e qarta te Arsenali, Trajneri i ri dëshiron blerje që në janar, dhe për këtë ka marrë bekimin e krerëve të skuadrës.
Dayot Upamecano është synimi kryesor për Artetan. Mbrojtësi i Salzburg pëlqehet mjaft nga trajneri spanjoll dhe për këtë është bërë gati oferta tunduese.
Plot 40 milionë euro është oferta që Arsenal shpreson se do ta bindë liderin e Bundesligës për transferimin e 21 vjeçarit.
Upmecano ka zgjuar interesin edhe të Barcelonës dhe po llogaritet si një nga mbrojtësit më perspektivë në Evropë.
Oferta 40 milionëshe llogaritet si bindëse dhe Leipzig do të bindet që ta lirojë futbollistin./Indeksonline/
