75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtari i njohur paralajmëron: 2020 do të jetë vit i “çmendur”

Ai numëron disa hite, por prej kohësh po vazhdon jetën dhe karrierën muzikore në Los Angjelos.

Bëhet fjalë për Seven Saraqin i cili ndonëse nuk ka qenë shumë aktiv në vitin që po lëmë pas, njëjtë nuk do të jetë edhe 2020-ta, shkruan Indeksonline.

Kjo pasi ai përmes në InstaStory ka paralajmëruar një vit të “çmendur”.

“2020 do të jetë një vit i “çmendur”, ka shkruar Seven sipër imazhit që është shkrepur nga një studio muzikore.

Ndërkohë, kujtojmë që Seven gjatë vitit 2019 solli disa projekte, një nga ta edhe një bashkëpunim me Tunën që rezultojë mjaft i suksesshëm./Indeksonline/