Mbështetësit e Iranit futen në Ambasadën e SHBA-ve në Irak, ushtarët amerikanë mbesin nën rrethim
Protestuesit irakianë, mbështetës të Iranit, hynë në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, duke protestuar kundër sulmeve të ëashingtonit mbi batalionet e armatosura të forcave të Hashd al-Shaabi të mbështetura nga Irani.
Protestuesit kanë arritur të hynë në kompleksin e Ambasadës ku më herët janë evakuuar ambasadori dhe komplet stafi. Momentalisht brenda Ambasadës gjinden ushtarë amerikanë, të cilët kanë mbetur të ngujuar nën rrethim.
#BREAKING: United States military stationed inside embassy reception as demonstrations against U.S. are ongoing in #Baghdad, Iraq. pic.twitter.com/BAyGqZ8vC3
— Rudaw English (@RudawEnglish) December 31, 2019
Dëshmitarët okularë thanë se drejtuesit e shquar të fraksioneve të forcave Hashd al-Shabi po udhëheqin protestat, ndërsa protestuesit kanë filluar të ngrenë çadra para kompleksit të ambasadës.
Ministria e Jashtme e Irakut i ka dënuar sulmet, duke i quajtur ato “një shkelje e qartë e sovranitetit të Irakut”. /IndeksOnline/
Militiaman in military fatigue told a Rudaw reporter that they would burn the #US embassy in #Baghdad and its consulate in #Erbilhttps://t.co/TTKYkVTy1w pic.twitter.com/wSAeTxtbMO
— Rudaw English (@RudawEnglish) December 31, 2019