Thaçi e pret Vitin e Ri në kazermen “Adem Jashari”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar ushtarët e FSK-së në kazermen “Adem Jashari”, në Prishtinë.


“Ju urojë dhe përgëzojë për punën e shkëlqyer që e keni ba, që jeni krenaria e qytetarëve të Kosovës, e qytetarëve të Kosovës. Është një arritje e jashtëzakonshme themelimi i Ushtrisë, prandaj si president i vendit por edhe komandant supreme i Ushtrisë së Kosovës ndihem shumë krenar që sonte qytetarët festojnë në Kosovën e lirë dhe sovrane, ju jeni në krye të detyrës, në krye të obligimeve, për ruajtjen e kufijëve të Kosovës, forcimit të avancimit të Ushtrisë sonë në rrugëtim për NATO”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

“Do ta keni gjithmonë shtetin afër jush që të jeni ushtri moderne me standarde evropiane. Dua të shpreh falenderim për angazhimin tuaj me rastin e termetit në Shqipëri.”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/
