Katër momentet më të bukura të Kombëtares së Kosovës gjatë vitit 2019

Kombëtarja ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur Kosovës gjatë vitit që kemi lënë.
Dardanët kanë kthyer emocionet e të gjithë futbolldashësve por edhe të atyre që ndoshta nuk e ndjekin futbollin në jetën e përditshme.
Në çdo ndeshje që u zhvillua në Prishtinë, kërkesat për bileta kanë qenë të jashtëzakonshme, sa që kanë arritur të shitën për shumë pak minuta.

Kualifikimet për europian dhe lojët e bukura të Kosovës kanë ngjallë shpresë se Kombëtarja mund të na përfaqësoj në Euro 2020.
Edhe pse nuk arriti të kualifikohet përmes grupeve, Kosova ka një mundësi që të siguroj evropianin nga Play-off i Ligës së Kampionëve.
Indeksonline ka zgjedhur katër momentet më të bukura të Kombëtares gjatë vitit 2019.
- Fitorja kundër Bullgarisë në minutat e fundit të ndeshjes
Me 10 qershor, Kosova udhëtoi në Sofje për të zhvilluar ndeshjen rundit të katërt të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë.

“Dardanët” arritën të fitojnë 2-3 falë golit në minutat shtesë të Elbasan Rashanit. Ai madje në lojë u inkuadrua vetëm disa minuta para se të shënonte.
- Goli i Valon Berishës në minutën e parë kundër Anglisë
Kosova udhëtoi në Angli për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve për Euro 2020. Befasia nuk mungoi që në fillimin e ndeshjes.

Ata që u vonuan 2 minuta për ta ndezur televizionin e kanë humbur golin e parë. Një top i vjedhur në mesfushë dhe Valon Berisha shënoi gol që në sekondat e fundit kundër atyre që e shpikën futbollin.
Në fund “Dardanët” u mposhtën 5-3, por kjo mbetet njëra nga paraqitjet më të mira të tyre.
- Goli “dinak” i Mergim Vojvodës kundër Çekisë në Prishtinë
Kosova arriti ta mposht Çekinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Prishtinë.
Skuadra e Challandes fillimisht ishte në disavantazh, por me mjeshtëri arritën të rikthejnë rezultatin.

Golin e fitores e shënoi Mergim Vojvoda me dinakëri, madje të gjithë e krahasuan atë me golin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku Origi i shënoi Barcelonës.
- Pritja spektakulare e Anglisë në “Fadil Vokrri”
Anglia kishte kaluar momente jo të mira në vizitat e tyre në shtetet e Ballkanit. Ata ishin fyer në baza racore pothuajse sa herë kanë luajtur në këto shtete.
Por e kundërta ndodhi në Prishtinë. “Dardanët” bënë pritje spektakulare, duke rrespektuar himnin e tyre dhe duke mbajtur në dorë flamurin anglez.

Kishte shumë falendërime në stadium për kontributin e dhënë të Anglisë në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Ky veprim ishte “kryefjala” në çdo medium anglez por edhe më gjërë. Është konsideruar si reklama më e mirë e Kosovës ndonjëherë.
Më poshtë momentet më të mira të vitit 2019. /IndeksOnline/