Kënga e këngëtares shqiptare shpallet më e mira e dekadës

“Billboard” ka shpallur këngën më të suksesshme të muzikës ‘Country’ të dekadës që lamë pas dhe ajo është “Meant to be” nga këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
Top lista më e njohur amerikane e muzikës, Billboard, ka shpallur këngët më të suksesshme të dekadës dhe sipas tyre kënga ‘Meant to be’ e shkruar nga Bebe Rexha dhe e kënduar nga ajo dhe grupi Florida Gerogia Line, është kënga e zhanrit country më e suksesshmja.

Bebe është shprehur e habitur me këtë lajm dhe e ka shpërndarë postimin e Billboard duke shkruar: Wowww.