Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë e shkallës Rihter është regjistruar paditen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Vishocice, 6 km nga Bilishti.
Kjo lëkundje është ndjerë tek qytetarët, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në orën 03:53 është ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 ballë e shkallës Rihter, tek Kepi i Rodonit.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, në deklarata që ka dhënë në herët në studion e Report Tv, ka deklaruar se lëkundje në këtë shkallë janë krejtësisht normale dhe se nuk ka vend për panik. Pas tërmetit të 26 nëntorit, me magnitutë 6.3 ballë i shkallës Rihter, derisa toka të gjejë qetësi, shpjegojnë sizmiologët, do të regjistrohet disa pas lëkundje, por vendosin theksin se nuk janë të rrezikshme.