75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

“The End Is Here”, kënga e re e Arbër Krasniqit

Arbër Krasniqi sapo e ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar “The End Is Here”. Tekstin, këndimin dhe miksimin e ka bërë vet ai, ndërsa për solon në kitarë është përkujdesur Leonard Canhasi.

Arbëri është kompozitor i muzikës filmike dhe teatrale.

Ai kishte kompozuar edhe një këngë për filmin e prodhimit amerikan të titulluar “My Sekret War”, ndërsa më herët e ka realizuar edhe muzikën e shfaqjeve “Komedi e Kuqe” dhe “Fati i Rozit” – kjo e fundit u shfaq edhe para publikut amerikan në New York. Krasniqi po ashtu e ka bërë muzikën edhe për filmin dokumentar “House No.57”.

Arbër Krasniqi ka kompozuar edhe shumë këngë të tjera. Përveç kësaj, ai është edhe mjaft aktiv me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës.