E tradhëtoi burri … ajo ja shqyen rrobat, ja djeg këpucët dhe e publikon videon!

Jo të gjithë e falin tradhëtinë!
Një grua nga Skocia, e ka kuptuar se i dashuri i saj e ka mashtruar atë duke e tradhëtuar me një femër tjetër.
Çifti në fjalë ishin së bashku për më shumë se jë vit, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
Pasi e kuptoi se ai e tradhëtoi ajo ia shkatërroi të gjitha gjësendet e tij, dhe sipas saj kjo është më e pakta që ajo mund ta kishte bërë.


Madje, teksa në forma të ndryshme ia shkatërronte gjësendet, ajo i ka regjistruar duke e hedhur videon në Snapchat.

Sipas motrës së saj, Kianna Connelly, ishte shumë e inatosur kur e kuptoi tradhëtinë andaj ia preu rrobat, këpucët ia futi në mikrovalë, furçën e dhëmbëve e kështu me radhë./Indeksonline/

