Smallingu bind Romën

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, ka rënë dakord për një lëvizje të përhershme në gjigantët italianë të Series A, AS Roma, sipas “Gazzetta dello Sport”-it.
Mbrojtësi anglez aktualisht është në formë huazim deri në fund të sezonit në klubin me qendër në Romë, ku u ka bërë përshtypje të gjithëve me aftësitë e tij sulmuese dhe mbrojtëse.
Sa i përket raportit të fundit, mbrojtësi më në fund ka dhënë miratimin e tij për lëvizjen e përhershme në kryeqytetin italian dhe tashti marrëveshja ka të ngjarë të përfundojë në 15 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Nëse marrëveshja do të kalojë, Smallingu do të largohet nga Manchester Unitedi pasi kaloi nëntë sezone në Old Trafford ku ai ka përfaqësuar “Djajtë e kuqë” në 323 ndeshje, duke shënuar 18 gola së bashku me katër asiste./Indeksonline/