FFK nuk ka të ndalur me skandale, e përkrah Nepotizmin

FFK në krye me Agim Ademin ka një kohë që është duke vazhduar me skandale të një pas njëshme.
Dhe tani së fundmi është zbuluar edhe një skandal tjetër. Kësaj radhe ka të bëjë me Bakir Burrin që është nënkryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe i cili edhe me përkrahjen e FFK-së ka punësuar familjarë në federatë.
I biri i tij ushtron pozicionin e Administratorit në Lidhjen Rajonale të futbollit në Pejë, në kuadër të FFK-së, po ashtu djali i tij është edhe refer.
Sipas klubit FC Besa, Bakiri me anë të favoreve dhe pagesave nga FFK është duke tentuar që t’i mbajë si të punësuar familjarët e tij.
Kurse tani në mënyrë të jashtëligjshme ka njoftuar delegatët se do të mbajnë kuvendin e LRFPE-s me datë 07.01.2020 duke mos e zbatuar kështu statusin e FFK-së në të cilën thuhet se duhet t’i njoftoj delegatët për mbajtjen e mbledhjes 30 ditë përpara.
Duke punuar në këtë mënyrë ai mundohet që të ‘dëshmohet’ në FFK me nënshkrimet e jashtligjshme që i ka marrë, dhe të tregojë se është vetëm ai që përkrahet për pozitat që i ushtron.
Po ashtu sipas klubit FC Besa, me marrjen e nënshkrimeve të manipuluara është duke u munduar që ta shuaj mundësinë e konkurrimit të kandidatëve tjerë me qëllim që ta mbajë në kontrollë LRFPE-n dhe FFK-në./Indeksonline/