75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

I sëmuri dhe radikali serb kërcënon kryeministrin malazez, e quan kafshë

Kryetari i radikalëve në Serbi, Vojisllav Sheshel, ka kërcënuar kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviqin, pas sulmit që iu bë ambasadës malazeze, në Beograd.

Në një postimi në llogarinë e tij, Sheshel e ka quajtur kryeministrin malazez, Markoviqin duke e quajtur kafshë.

“E porosisë këtë kafshën, Dushko Markoviqin se të lidhur së bashku me Millo Gjukanoviqin në një zgjedhë do të shëtisë nëpër rrugët e Podgoricës në procesin e sheshelzimit të Malit të Zi. Kam përgatitur edhe tekstin e ri për himnin e Malit të Zi që fillon me këto vargje : Cetinja një natë në duar të çetnikëve do të bie”, ka shkruar Shesheli.

Reagimi nga Sheshel vije pas deklaratës së kryeministrit malazez se nuk do të lejojë sheshelizimin e Malit të Zi.

Ndryshe, Mali i Zi është përfshirë në një protestë të organizuar nga ekstremistët serb pas miratimit të ligjit mbi liritë fetarë në këtë vend.