Propozimi i Elton Dedës: Jordan Henderson të bëhet ministër!

Këngatari i famshëm shqiptar, Elton Deda po mahnitet nga forma e yllit anglez, Jordan Henderson.
Legjenda e rokut shqiptar që njihet si fans i madh i Liverpoolit, ka bërë një propozim qesharak për kapitenin e skuadrës së Klopp.
Sipas tij, aq shumë ka rilindur Hendo, sa që duhet bërë ministër i rilindjes. “Henderson ka rilindur. Unë them ta bojm ministër të rilindjes” ka komentuar Elton Deda.
Jordan Henderson po llogaritet këtë edicion si një nga mesfushorët më cilësorë në Evropë. Gary Lineker ka thënë mbrëmë se Hendo është lojtari më i nënvleresuar në botë ngase ka marrë shumë kritika, por klasi i tij në mesfushë është shumë i lartë./Indeksonline/
