75 Mall Live Search
17:59 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa kujton Anton Çettën: Ai është udhërrëfyes se si punohet për atdheun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një komunikate e ka kujtuar veprimtarin e njohur, Anton Çetta në 100 vjetorin e lindjes.

Mustafa u shprehë se Çetta mision jetësor e kishte paqen, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni komunikatën e plotë:

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.

Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992.

Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”