Temperaturat sot në vend

Mot sot në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit.
Sipas Prishtina Weather, në mëngjes moti do të jetë i ftohtë dhe me ngrica.
“Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. 5.01 – Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore. 6.01 – Ftohtë, kryesisht me vranësira. 7.01-8.01 – Ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Të mërkurën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica. Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diele mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.