75 Mall Live Search
11:59 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

“Psikopatja”, Ikballe Huduti i quan kriminelë amerikanët, vajton vdekjen e gjeneralit iranian

Ndryshe nga gjithë shqiptarët, një predikuese e dyshimtë fetare në Kosovë ka dal me një qëndrim skandaloz rreth vrasjes së gjeneralit famëkeq të Iranit, Qasim Soleimani.

Bëhet fjalë për Ikballe Berisha-Hudutin, përfaqësuese e sektit shija në Republikën tonë. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ajo ka vajtuar vdekjen e gjeneralit që u vra nga një sulm ajror të SHBA-ve në Aeroportin e Bagdadit në Irak.

Madje, Berisha-Huduti shkon edhe më larg duke e quajtur shtetin më aleat të Kosovës, SHBA-në, kriminelë, shkruan Indeksonline

Image result for qasim solaimani

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel.

Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Ikballja kohë më parë kishte takime me struktura të larta në Iran. Në internet shihet fotografia e saj me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Image result for igballe huduti

Vlen të theksohet se për Iballe Huditi-Berisha, e njohur në public si “Hoxhanesha Ikballe”, ishte rapotuar në media se ajo ishte themeluese dhe kishte me qira në pronën e saj një fondacion fetar islamik që për autoritet shtetërore kosovare i përket rrymës “shiite”.

Ajo dhe burri i saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, dyshohen se shpërndajnë idetë e këtij sekti. /Indeksonline/