Kështu e ruanin ushtarët amerikanë Ambasadën nga turma e njerëzve në Irak

Një numër i madh i protestuesit të zemëruar nga sulmet e fundit ajrore të SHBA-ve, që kishin për objektiv milicinë irakiane të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar të martën kompleksin e Ambasadës Amerikane në Baghdad.
Ndërsa, ushtarët amerikane iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e njerëzve që u futën në murin e jashtëmtë fortifikuar të kompleksit, i cili ndodhet në Zonën e Gjelbër në kryeqytet, transmeton Indeksonline

Marinsat amerikane të Batalionit të 2-të ishin të pranishme në kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad.

Ndryshe, Departamenti i Shtetit Amerikan apeloi shtetasit e tyre se për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar.

“Qytetarët e SH.B.A.-së nuk duhet t’i afrohen Ambasadës”, ishte apeli i tyre. /Indeksonline/





