75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Cheryl kërkon donatorë të spermës, do ti ketë edhe dy fëmijë

Cheryl Cole ka folur në lidhje me planet e saj, ku tha se dëshiron ti ketë të paktën edhe dy fëmijë të tjerë, më ndihmën e një dhuruesi të spermës.

36 vjeçarja e cila është nënë e dy vjeçarit Bear, të cilin e ka me këngëtarin e njohur Liam Payne, në një intervistë zbuloi mundësinë që të ketë të paktën edhe dy fëmijë të tjerë, shkruan Indeksonline.

“Nëse koha do të ishte në anën time, dhe unë të isha 20 vjece, do të prisja dhe do të kisha më shumë opsione, apo të prisja për personin e duhur”, tha ajo për Times Magazine.

Më tutje ajo tha se është e lumtur me djalin e saj, dhe se tani për të nuk është e rëndësishme karriera./Indeksonline/

Image result for cheryl cole