75 Mall Live Search
14:26 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohet lista e Milanit për ndeshjen me Sampdorian, ja vendimi për Ibrahimoviqin

Në prag të ndeshjes mes AC Milan dhe Sampdoria, Stefano Pioli ka publikuar skuadrën e tij.

Siç pritej, edhe pse ai sapo arriti, Zlatan Ibrahimoviç përfshihet në listë, i gatshëm për të luajtur edhe nga fillimi.

Lojtarët si Biglia, Rebic dhe Rodriguez janë lënë jashtë për shkak të lëndimeve.

Borini, ndërkohë, është lënë jashtë si një zgjedhje teknike nga menaxheri, pasi largimi i tij nga klubi është afër.

Portierët: Donnarumma A., Donnarumma G., Reina.

Mbrojtësit : Calabria, Caldara, Conti, Gabbia, Hernández, Musacchio, Romagnoli.

Mesfushorët : Bennacer, Bonaventura, Brescianini, Çalhanoğlu, Kessie, Krunić, Paquetá.

Sulmuesit : Castillejo, Ibrahimović, Leão, Maldini, Piątek, Suso.

/Indeksonline/