75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Ancelotti ka dy fjalë për lojtarët pas humbjes nga “gjimnazistët” e Liverpoolit

Liverpooli mposhti Evertonin në Anfield me rezultat 1-0 në ndeshjen e Fa Cup.

Në këtë sfidë, trajneri Jurgen Klopp kishte inkuadruar lojtarë të rinj por në fund e fituan ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Tekniku i Everton, Carlo Ancelotti pas ndeshjes i ka kritikuar lojtarët për paraqitjen e tyre.

“Nuk jam mësuar të flas me lojtarët pas lojës, por do t’u them atyre se kjo nuk ishte aq e mirë sa duhet”, tha Ancelotti.

Kjo ishte ndeshja e tretë e italianit në krye të skuadrës, ku ka dy humbje dhe një fitore. /IndeksOnline/