75 Mall Live Search
07:37 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

5 gjërat që duhet të mbani mend kur ndiheni të humbur

Frymëzimi, një ide e re mund të sjellë ndryshimin, suksesin, por ka dhe momente kur ndihemi të bllokuar e asgjë nuk shkon mbarë. Këto pika të ulëta në të vërtetë mund t’ju bëjnë më të fortë, ju bëjnë të punoni më shumë dhe t’ju ndihmojnë të kuptoni atë që dëshironi me të vërtetë. Nëse ndiheni pak të humbur ose të ‘thyer’ tani, mbani mend këto pesë gjëra të rëndësishme

1. Mos luftoni ndjenjat tuaja

Për të mos u dukur të dobët përpara të tjerëve, shumë njerëz ndrydhin emocionet e tyre. Në vend që të pretendoni se gjithçka është në rregull, provoni të shprehni atë që po ndjeni. Nëse ndjeheni të lënduar, të zemëruar ose të refuzuar, gjeni mënyrën për të shprehur emocionet tuaja në një mënyrë të shëndetshme por efektive.

2. Kaloni kohën me miqtë dhe familjen

Njerëzit kanë tendencën të mbyllen në vetvete kur ndihen të trishtuar ose të lënduar. Aq sa mund të mos dëshironi t’i përgjigjeni telefonit tuaj, të dilni me miqtë tuaj ose të vizitoni familjen tuaj, pikërisht me njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju . Dhe mos harroni se e qeshura është ilaçi më i mirë.

3. Shikoni në perspektivë

Ju mund të jeni në një situatë vërtet të vështirë tani, por nëse njëra derë është e mbyllur, një tjetër do të hapet. Në vend që të rrini me kokën e kthyer pas, mendoni se si mund të përdorni përvojën tuaj për t’ju ndihmuar të ecni përpara. Ndoshta ka një mësim për t’u mësuar. Ndoshta do të shërbejë si një motiv i ri për ju. Thjesht mos u dorëzo

4. Gjeni vendin tuaj të lumtur

Një përvojë e keqe nuk i fshin të gjitha gjërat e mira – njerëzit që ju interesojnë, pasionet tuaja, hobit tuaj. Të ‘ngriheni në këmbë’ mund të kërkojnë kohë, por filloni të  përqendroni energjinë tuaj në diçka pozitive që do t’ju sjellë gëzim

5. Mbani mend se kjo do të kalojë

Sado e pamundur të duket, dhimbja që ndjeni është e përkohshme  mbani mend që jeta ka ulje-ngritje. Ju mund ta keni moralin përtokë,  , të ndiheni të mbërthyer në një rutinë, ‘të thyer’ ose të hutuar, por gjithmonë do të gjeni diçka që ju rikthen lumturinë. Pranoni këtë fazë në jetën tuaj si diçka që është e përkohshme dhe përqendrohuni tek të gjitha mundësitë që presin në horizont.