75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

E fusin qenin në rezonancë magnetike, ja si duket ai

Qentë janë të bukur brenda dhe jashtë, pasi nuk është vetëm një gëzim t’i shikosh, por edhe të shijosh natyrën e tyre të butë.

Aktori dhe komediani Andy Richter në mediat sociale ka shpërndarë një fotografi të qenit të mikut të tij, duke treguar “natyrën e tij të frikshme”.

Andy postoi foton në Twitter, duke shpjeguar: “Qeni i mikut tim shkoi te veterinari”.

Pasi tweet-i doli viral, Andy shtoi se mjekët kishin arritur në përfundimin se qeni ishte plotësisht i shëndetshëm.

“Pronarët i thanë që e kisha postuar regjistrimin, por nuk ishin të magjepsur me të,” tha ai.