Talenti kosovar në prova te Hajduk Spliti

Blerjon Avdimetaj është një tjetër talent i futbollit kosovar, që ka marrë vëmendjen edhe të klubeve jashtë Kosovës.
Avdimetaj është ftuar nga skuadra kroate Hajduk Split, që të mbajë prova me këtë skuadër dhe këtë e ka konfirmuar për indeksOnline edhe vet menaxheri i futbollistit, Albin Sahatqija.
“Do të shkoj në prova në Hajdut Split, mirëpo për shkak të moshës njëherë nuk mundet të bëjë kontratë, por ka me shku në prova dhe aty do ta përcjellin”.
Po ashtu menaxheri i Avdimetajt tregoi se futbollisti mund të qëndroj për disa javë në prova te klubi i Hajduk Splitit, shkruan indekOnline.
“ 99% shkon në prova, pasi ju janë mundësuar provat, shkon për dy javë apo një muaj varet por për shkak të moshës kthehet dhe kur të mbush moshën shkon prap, nëse i kalon provat dhe vazhdon deri para moshës 18 vjeqare”.
Kurse menaxheri tregoi se Blerjon Avdimetaj do t’i mbajë provat gjatë verës.
Jo rastësisht Avdimetaj edhe është cilësuar si një futbollist që është duke shkuar hapave të yllit kosovar, Vedat Muriqit.
Futbollisti aktualisht është pjesë e skuadrës A&N, nga Prizreni ku edhe pse është i ri me moshë ai nganjëherë luan edhe për juniorët e kësaj skuadre, po ashtu ai është pjesë e Kosovës për grup moshat U17 dhe pritet që në të ardhmen të luaj për skuadrën e parë të kombëtares sonë./Indeksonline/.
