Takimi Thaçi, Kurti – Çfarë raportoi EuroNews-i?

Televizioni i njohur evropian, EuroNews-i i ka kushtuar një kronikë të veçantë takimit të djeshëm ndërmjet presidentit të Republikës, Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Ky televizioni raportoi për ultimatumin prej 48- orësh për t’ia dhënë emrin e mandatarit të ri, ndonëse një gjë e tillë nuk parashihet në Kushtetutën e Kosovës.
Sipas EuroNewsit, në rast se nuk ka dakordim ndërmjet palëve, vendi mund të shkojë në krizë institucionale, transmeton Indeksonline
Në takimin e djeshëm, kreu i Vetëvendosjes nuk ia propozoi emrin për mandatarin e Qeverisë së re. Vlen të theksohet se Kurti vendosi ta shtyjë emërimin e mandatarit të ri për kryeministër.
“Presidenti kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të Kushtetutës së Kosovës është e nevojshme që kjo të bëhet me shkrim. Prandaj për këtë kërkesë të presidentit unë do ta raportoj Kryesinë e Vetëvendosjes dhe sa më parë që mundemi do t’ia sjellim propozimin tonë presidentit për kryeministrin e ardhshëm, të cilin ai duhet ta mandatojë në bazë të obligimit kushtetues që ka”, u shpreh ai.

