75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani vendos çmimin për Piatek, tri skuadra të interesuara për të

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic te Ac Milan detyron largimin e Piatek pas vetëm një viti në San Siro.

Polaku bëri paraqitje shumë të mira sezonin e kaluar, por nuk la gjurmë në pjesën e parë të sezonit aktual.

Rosonerët do të pranojnë çdo ofertë për sulmuesin që kap shifrën 35 milionë euro.

Fiorentina, Bayer Leverkusen dhe Neëcastle janë skuadrat e interesuara edhe pse nuk ka ende negociata.

Piatek u transferua nga Genoa janarin e kaluar për 38 milionë euro. /IndeksOnline/