75 Mall Live Search
18:06 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfundon takimi tri-orësh Kurti-Mustafa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa zhvilluan sot një takim të radhës disa orësh.

Ky takim i dyshes tashmë ka përfunduar dhe Mustafa bashkë me nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani kanë dalë jashtë nga zyra ku po zhvillohej takimi.

Nga radhët e VV-së në këtë takim të pranishëm ishin: Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollqaku, raporton Indeksonline.

Mbetet të shihet nëse ky takim tri orësh e që pritet që nesër të ketë përsëri një të ngjashëm do të rezultojë me arritjen e marrëveshjes për koalicionin bashkëqeverisës.

Dje u bën tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, ku VV doli partia e parë ndërsa LDK partia e dytë./Indeksonline/