75 Mall Live Search
21:32 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Me dhunë, kërcënime dhe delegat “anonim”, bashkëpunëtori i Agim Ademit mbanë zgjedhje në Pejë

Në mënyrë të jashtëligjshme është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë.

Me dy patrulla të policisë dhe më kërcënime e shantazhe, bashkëpunëtori i Agim Ademit, Bakir Burri ka organizuar zgjedhjet për delegatin që do ta përfaqësoj Pejën në FFK.

Madje në kuvend nuk u lejua të futet fare delegati i klubit më të madh pejan, Besa.

Delegat zyrtar i FC Ardhmëria Deçan është z. Rexhep Daci i cili nuk ishte prezent sot në mbajtjen e kuvendit ndërsa sot në mbledhje ishte prezent Bekim Hoxha.

Ky është njoftimi i KF Besës:

Bakir Turpi mban kuvendin e jashtëligjshëm të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë me dy patrulla të policisë në mbrojtje.

Duke e ditur se është ne shkelje flagrante te statuti, Bakir Turpi i FFK-së organizoj kuvendin e jashtëligjshëm të LRFPE. Delegati zyrtar i cili përfaqëson FC Besën ne te gjitha instancat nuk u pranua si delegat në LRFPE.

Bakir Burri i përkrahur nga FFK pamundësoj te drejtën themelore te kandidimit te një kundër kandidati dhe Kuvendi i vazhdoj punimet e jashtëligjshme duke hyrë në votim me aklamacion për anëtarin e Komitetit Ekzekutiv (KE) të FFK-së nga regjioni i Pejës. Duke e parë se ka mjaftueshëm delegat ai futet në votim dhe:

–          herën e parë merr njëmbëdhjetë (11) vota për.

Kur e sheh se po dështon organizon prapë edhe:

–          herën e dytë të votimi merr njëmbëdhjetë (11) vota për.

–          me insistim organizon edhe herën e tretë votimin dhe prapë merr njëmbëdhjetë (11) vota për.

–          Avazin e jashtëligjshëm e vazhdon me organizimin e votimit për herën e katërt ku i merr dymbëdhjetë (12) vota për jo të mjaftueshme për tu zgjedhur si anëtar i KE në FFK.

Kur e sheh se dështoj fillon te bëjë presion duke u ngritur në këmbë dhe kërkon prapë te votohet dhe me në fund me presion dhe me polici prezente organizon votimin për herën e pestë (5) për të njëjtën çështje dhe i merr trembëdhjetë (13) vota për dhe mendon si i pa turp qe është se do te kaloj në këtë mënyrë këtë çështje. Pra u fut pesë (5) herë në votim në mënyrë të jashtëligjshme.

I kërkojmë sekretarit te Bakir Turpit, Ismet Ahmetit dhe Sekretarit Gjenral të FFK-së z.Eroll Salihu te bejnë publike listën e delegateve prezent si dhe procesverbalin e mbajtjes se kuvendit.

Nga te gjitha këto shkelje edhe një shkelje flagrante vlenë të ceket:

–          Dje ne zyrtarisht përmes emaikit njoftohemi nga LRF Pejë për delegatet zyrtar te thirrur në mbledhjen e jashtëligjshme e mbajtur sot me datë 07.01.2020.

–          Aty shkruan se delegat zyrtar i FC Ardhmëria Deçan është z. Rexhep Daci i cili nuk ishte prezent sot në mbajtjen e kuvendit ndërsa sot në mbledhje ishte prezent z.Bekim Hoxha. (dëshmia në foton e mbajtjes së kuvendit).

–          Si ndodhi qe te ndryshohet delegati i FC Ardhmëria në ditën e kuvendit?

–          FC Besa me insistim ka kërku 15 ditë me herët qe te caktoj delegatin për këtë kuvend dhe nuk kanë pranuar polltronët e Bakir TURPIT të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Turp për FFK dhe Agim Ademin nëse kalon mbi këtë shkelje dhe vazhdon te sillet sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Jeni duke e dëmtuar futbollin dhe po na veni në një situatë kur nuk na mbetet tjetër vetëm se te vazhdojmë ligjërisht ndjekjen e gjithsecilit që bën dhe përkrah këto shkelje.

Për të gjitha këto ne kemi dëshmitarë prezent në mbajtjen e kuvendit te cilët në çdo rast janë ne dispozicion te dëshmojnë këto që u shkruan më lartë.

FC BESA