75 Mall Live Search
21:38 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Mane zgjidhet futbollisti më i mirë afrikan i vitit, mposht Salahun e Mahrezin

Sadio Mane është zgjedhur futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2019.

Ylli senegalez bëri paraqitje shumë të mirë me Liverpoolin, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe duke shkëlqyer në Premierligë.

Ai la mbrapa shokun e skuadrës, Mohamed Salah dhe yllin e Manchester Cityt, Riyad Mahrez.

Dy vitet e kaluara, këtë çmim e ka fituar Mohamed Salah. /IndeksOnline/