Arbana Osmani zbulon datën kur fillon emisioni i saj
 
				Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani është një nga personazhet më të dashura të ekranit shqiptar.
 
 Ajo me emisionet e saj ka arritur të marr simpatinë dhe vëmendjen e publikut, shkruan Indeksonline.
 
 Pas një pauze ajo ka bërë të ditur për publikun se emisioni i saj “Dua të të bëj të lumtur” fillon me datën 18 janar.
 
 “Mezi po pres të shihemi bashkë nga 18 Janari, ku heronjtë e vërtetë do të jeni si gjithmonë ju”, ka shkruar ajo në njoftimin e saj. /Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                