75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Rrihen 4 persona në një lokal nate, në Rahovec

Mbrëmë në rreth orës 4:00 të mëngjesit katër persona janë arrestuar pasi një mosmarrëveshje në një lokal nate, janë përleshur fizikisht, shkruan IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 07.01.2020 – 03:55. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje në një lokal nate, janë përleshur fizikisht. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe ata kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/