Vazhdon mbledhja e kryesisë së VV-së

11:53 – Po vazhdon edhe në këto momente mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Në të po flitet për dërgimin e emrit të mandatarit për kryeministër te presidenti Hashim Thaçi.
Ky i fundit i ka dhënë afat 48 orësh Kurtit për ta dërguar emrin për kryeministër, afat ky që skadon sonte në orën 24:00.
Nis mbledhja e Kryesisë së VV-së
10:32 – Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u ndërpre dje për arsyeje se lideri i saj, Albin Kurti, kishte për ta takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, raporton IndeksOnline.
Në mbledhjen e cila sapo ka nisur, do të diskutohet dërgimi i mandatarit për formimin e Qeverisë te presidenti Hashim Thaçi.
Ndryshe sot skadon afati që presidenti i ka vendosur Kurtit për ta dërguar emrin për kryeministër.
Pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së, Kurti sot pasdite pritet të takohet sërish me Mustafën./IndeksOnline/