Bisedimet VV-LDK, shkak pse presidentit i vonohet emri i kandidatit për kryeministër

Ani pse ka kaluar afati kushtetues prej 2 ditësh, sot Kurti nuk pritet ta dërgojë emrin për kandidatin për kryeministër, te presidenti Thaçi.
Deputetja nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, tha se emrin do ta dërgojnë përmes një shkrese formale, gjatë ditëve në vijim.
“Në mbledhjetë kryesisë ne diskutuam dhe morëm vendimin se në bazë të Gjykatës Kushtetuese ne do t’i dërgojmë shkresë formale presidentit me emrin që e kemi propozuar për mandatarin për kryeministër. Në ditët në vijim, pasi kanë rrifilluar bisedimet me LDK-në. Besojmë që LDK-ja në bazë të deklaratave publike të jetë e përkushtuar dhe të ketë marrëveshje sa më parë”, tha Nagavci. /IndeksOnline/