Dardan Berisha e kthjell Pejën, i jashtëzakonshëm në fitoren në Ligën Ballkanike

Me ardhjen e super yllit Dardan Berisha në skuadër, Peja me lehtësi e mposhti skuadrën e Ibarit me rezultat 94-80, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Ndikimi i Dardanit u vërejt dukshëm te skuadra pejane. Djelmoshat e trajnerit Jarinimo Sarin, pjesën e parë e mbyllën me 28 pikë epërsi (55-27).
Epërsinë e krijuar në pjesën e parë, pejanet e mbajtën edhe në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kështu e regjistruan një fitore të lehtë.
Pas 6 viteve, Dardan Berisha në ndeshjen e parë të tij me Pejën, u bë lojtari më efikas me 23 pikë, 4 asistime, 3 kërcime e 2 topa të rrëmbyer.
Ai u ndihmua edhe nga Henrik Sirko me 22 pikë e 11 kërcime dhe nga Arti Hajdari me 13 pikë të tjera.
Te Ibari u dalluan Nemanja Gavranic me 26 pikë dhe Nemanja Simovic me 25 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Peja me këtë fitore vendoset në pozitën e dytë në Ligën Ballkanike me 3 fitore e 3 humbje, derisa Ibari gjendet në pozitën e tretë me 3 tore e 2 humbje.