“Koritet” për 15 euro, kërcënon me thikë një femër në Prishtinë!
Ankuesja femër ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë në lokalin e saj dhe nën kërcënimi ne armës së ftohtë (thikë) ka arritur t’ia merrte kuletën, e cila kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftimin.
Pas kësaj i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur, transmeton Indeksonline.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar./Indeksonline/