Gigi dhe Bella Hadidi i urojnë shërim të shpejtë Justin Bieberit

Modelja e njohur Gigi Hadid i uroi këngëtarit Justin Bieber shërim sa më të shpejtë nga sëmundja Lyme nga e cila Justini bëri të ditur se vuan.
Ka qenë edhe gruaja e këngëtarit Hailey, e cila e ka falënderuar Bella dhe Gigi Hadidin për mbështetjen që i kanë dhënë për të kaluar sëmundjen.

Ajo ka falënderuar shumë emra të njohur që kanë shprehur interesim dhe mbështetje rreth gjendjes së këngëtarit.
Kujtojmë se edhe nëna e modeleve Gigi dhe Bella, Yolanda Hadid u diagnostikua në vitin 2012 me sëmundjen Lyme dhe zbuloi në janar të 2015-s se ajo kishte humbur aftësinë për të lexuar, shkruar apo edhe për të parë TV. /Indeksonline/
