75 Mall Live Search
14:06 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Tenton t’i transferojë, kundërligjshëm, 20 mijë euro jashtë Shqipërisë

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

”Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të sipërpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20.000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”, thuhet në njoftim.