Thaçi i ofron mbështetje Australisë, pas situatës tragjike nga zjarret!

Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se i ka ofruar mbeshtjetje popullit të Australisë, pas zjarreve të shumta.
Ai tha se i ka ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.
Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.
Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! HTH./Indeksonline/

