Lajme të këqija për Kane, do të mungojë për një kohë të gjatë

Tottenhami ka njoftuar se Harry Kane do t’i nënshtrohet operacionit për shkak të lëndimit të tij.
Po ashtu klubi londinez e ka konfirmuar që Kane do të jetë jashtë fushës deri në muajin prill.
Kane pësoi lëndim në ndeshjen e Tottenhamit kundër Southamptonit, dhe tani pas testeve mjekësore është konstatuar që futbollisti duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Po ashtu ky është lajm i keq edhe për kombëtaren angleze, pasi që futbollisti mund të mundoj në fillimin e Kampionatit Evropian 2020./Indeksonline/.