75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

“Përleshjet” e Messit me kundërshtarët

Joao Felix mund të jetë 12 vjet më i ri se Lionel Messi , por ylli i Atletico Madrid nuk kishte shqetësime për t’u “sqaruar” me argjentinasin të enjten në mbrëmje.

Kjo zënkë na bëri të mendojmë se sa herë tjera “pleshti” e ka humbur qetësinë me lojtarët kundërshtarë.

Nga Felix te James Milner, Messi kurrë nuk është frikësuar të përballet me kundërshtarët.

Sergio Ramos

Messi dhe Ramos janë përballur shumë herë dhe më 2 mars 2019, ata u ndeshën në pjesën e parë të fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Real Madridit në Bernabeu.

Messi reagoi keq pasi Ramos e goditi me krahë në gojë, me argjentinasin duke u përpjekur të tregonte gjakun që ndiente se po dilte nga një prerje.

Edinson Cavani

Argjentina dhe Uruguai luajtën baraz 2:2 në Tel Aviv në nëntor të vitit të kaluar.

Dy sulmuesit filluan zënkën me Cavanin duke i ofruar Messit një përleshje. Messi u raportua ti ketë thënë: “kur të duash”.

Gary Medel

Messi pranoi kartonin e dytë të kuq në karrierë pas zënkës me Gary Medel të Kilit në ndeshjen për vendin e tretë në Copa America në korrik të vitit të kaluar.

James Milner

Milneri u hakmor ndaj Messit për futjen e topin mes këmbëve në vitin 2015.

Ai e shtyu Messin edhe pse topi kishte dal jashtë vijave kufizuese.

Dario Srna

Sulmuesi argjentinas u frustrua pasi nuk realizoi pas një mundësie të artë duke e shtyer në shpinë kroatin.

Mapou Yanga-Mbiwa

Loja e Barcelona kundër AS Roma në gusht 2015 ishte dashur të ishte miqësore por ajo u dëmtua nga një mosmarrëveshja e keqe mes Messi dhe Mapou Yanga-Mbiwa.

Yanga-Mbiwa humbi durimin me Messin dhe u vërsul drejt kundërshtarit.

Ronald Raldes

Messi ishte përfshirë në përleshje të nxehta në vitin 2011.

Në hapjen e fazës së grupeve në Argjentinë në Copa America kundër Uruguait, sulmuesi i klasit botëror reagoi se ishte bllokuar nga topi duke i dhënë shtytje Raldes, i cili u nxe pastaj.