Messi e Suarez, sërish në mbështetje të Valverdes

Prapë kanë filluar pyetjet për të ardhmen e Ernesto Valverdes pas humbjes së Barcelonës ndaj Atletico Madridit.
Blaugranët ishin më superior për shumicën e kohës, por disa gabime fatale të mbrojtjes të çorientuar të Barcelonës mbrëmë, Atletico ia doli të fitonte.
Ishte faktikisht një nga ndeshjet më impresionuese të Barcelonës mbrëmë, që bër që dyshja e sulmit, Messi e Suarez t’ia ofrojnë prapë mbështetjen trajnerit të tyre, Ernesto Valverdes, transmeton Indeksonline.
“Po, ka besim të plotë te trajneri. Ne tashmë jemi duke menduar për gjysmën e dytë të sezonit. Kemi shumë për tu përmirësuar. Ne jemi në krye të ligës, por ne nuk po luajmë mirë dhe duhet të rikthehemi në ndeshjen tonë. Ne morëm një hap përpara sot në atë kuptim, duke parë përtej humbjes” – u shpreh Messi për Sport.
Në anën tjetër, partneri i tij, Suarez i mbështeti komentet e Messit, duke thënë se Valverde nuk është fajtori për humbjen.
“Nuk ka të bëjë me ne, është situata e klubit, por menaxheri nuk është fajtor. Gabimet dhe shpërqendrimet në momente të caktuara na kushtojnë” – u shpreh uruguaiani./Indeksonline/