75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Bujar Demaj kërkohet nga Policia për veprën “Vrasje e Rëndë”

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:
BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropoje- Shqipëri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:


1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”


I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.