75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

AAK: Rreshtimi i Kosovës përkrah aleatëve në luftën kundër terrorizmit, i pa alternative

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i jep mbështetje të plotë veprimeve të fundit të SHBA ndaj Iranit.

Një qëndrim i tillë është miratuar në mbledhjen e kryesisë së AAK-së që është mbajtur sot në Prishtinë.

Në këtë mbledhje është thënë se rreshtimi i Kosovës përkrah aleatëve që e kanë mundësuar lirinë e popullit të Kosovës, në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar, si një fatkeqësi globale, është i pa alternative.